Sulmet e sponzorizuara nga Hamasi e Hezbollahu duhet të dënohen nga Republika e Kosovës
Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, ka kërkuar nga autoritetet Kosova që të dënojnë sulmet e sponzorizuara nga organizatat terroriste Hamas dhe Hezbollah që po rrjedhin si pasojë e konfliktit izraelito-palestinez.
Çitaku ka theksuar se sulmet e vazhdueshme të cilat këto organizata i sponzorizojnë duhet të dënohen nga Republika e Kosovës.
Postimi i plotë i saj në “Facebook”
Thënë të drejtën, ua kam lakmi atyre të cilët me kompetencë deklarohen për konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.
Kam vizituar disa herë zyrtarisht Tel Avivin, Jerusalemin, Ramallahun etj.
Jam takuar zyrtarisht shumë herë me përfaqësues të lartë të Izraelit, si dhe me përfaqësues Palestinez (përfshirë Arafatin).
Konfliktin në Lindje të Mesme, e veçanërisht atë ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, nuk e përcjelli në Facebook & Twitter.
E përcjelli pak më thellë. Nuk jam tifoze.
Megjithatë, nuk i jap vetes të drejtë të deklarohem me kompetencë për këtë çështje!
Tash, pa interpretime, këto janë faktet:
1) Hamasi dhe Hezbollah janë organizata terrorise. Synimi i tyre është zhdukja e Izraelit.
2) Civil të pafajshëm, Izraelit dhe Palestinez, po vdesin si pasojë e luftimeve.
Izraeli ka të drejtë të pakontestueshme të mbrohet nga sulmet e organizatave terroriste.
Sulmet e vazhdueshme të cilat këto organizata i sponzorizojnë duhet të dënohen nga Republika e Kosovës.
Kaq.