Sulmet ndaj Zafir Berishës, të ulëta, ai 40 vjet ka punuar e luftuar për Kosovën
Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Mevludin Krasniqi, i ka dalë në mbrojtje zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Zafir Berishës, i cili këto ditë mori kritika nga një pjesë e opinionit për emërimin e tij si Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike.
Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, e ka quajtur veprim të ulët kritikat ën adresë të Zafir Berishës.
Ai ka thënë se Zafir Berisha për 40 vjet ka punuar e luftuar për Kosovën.
“Nëse problemi qenka pse Zafir Berisha nga detyra zyrtare do të koordinoj politikat e një sektori, atëherë Kosova s’paka fare probleme, këtë duhet ta di edhe qeveria edhe opozita, edhe “meritat” le ti ndajnë bashkë! Sa e ulët, i duartrokitet veprimeve që bëhen nga adresa armike të Kosovës, kundër një njeriu e një familje që të paktën për 40 vjet ka punuar e luftuar për Kosovën, edhe për disa nga këta që sot e sulmojnë”, ka shkruar Krasniqi.