Sulmet në Kiev, qytetari ukrainas tregon tmerrin
15 prill 2022
| 17:26
Një 38-vjeçar ukrainas ka rrëfyer tre shpërthimet që ndodhën ditën e sotme në Kiev ku u gotit një ndërtesë industriale.
Kirill Kyrylo, një punonjës në një dyqan riparimi makinash në qytet tregoi se ishte prezent në kohën e sulmit rus dhe i kishte parë të tre shpërthimet. Ai tha se në mënyrë që të ‘shpëtonte; i ishte dashur të fshihej pas makinës.
“Ndërtesa ishte në zjarr dhe unë duhej të fshihesha pas makinës sime,” tha ai, duke treguar xhamin e copëtuar dhe copat e metalit që ishin shpërndarë nga ndërtesa e djegur matanë rrugës.
Ministria ruse e mbrojtjes paralajmëroi të premten se do të intensifikonte sulmet në kryeqytet në përgjigje të çdo sulmi terrorist apo sabotazhi të kryer nga regjimi nacionalist i Kievit në territorin rus.