Sulmet në veri, Serbia nis autokolonat e ushtrisë afër kufirit me Kosovën
Një varg i gjatë me forcat e ushtrisë se Serbisë është parë teksa avancon nga Kraleva drejt Raskës, një zonë që ndodhet shumë pranë kufirit me Kosovën.
Mediat e huaja kanë publikuar video nga momenti kur autokolona e ushtrisë serbe kalon në rrugë e shoqëruar edhe nga automjete policie.
Sipas këtyre mediave, këto lëvizje kanë të bëjnë me incidentet që kanë tronditur veriun e Kosovës mëngjesin e sotëm, ku si pasojë e një sulmi me armë, ka mbetur i vrarë një efektiv i Policisë së Kosovës dhe është plagosur një tjetër.
Ndërkohë, mesditën e sotme, kryeministri Albin Kurti bëri me dije se, rreth 30 persona të armatosur rëndë, e që dyshohet se janë autorët e vrasjes së efektivit, ndodhen në një manastir në Zveçan dhe po qëllojnë drejt policisë.
Big Breaking
A violent clash at Banjska monastery in northern Kosovo saw heavily armed individuals clash with police.
Note: one officer was killed before they stormed the monastery using an armored vehicle to breach the gate.
View more https://t.co/Yr4yaKIRG4#Kosovo #Serbia pic.twitter.com/ZolGCSo6Rw
— BigBreakingWire (@BigBreakingWire) September 24, 2023