Sulmet nga Rusia në Ukrainë: Çfarë dimë deri tani?
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur operacion ushtarak në rajonin Donbas të Ukrainës.
Forcat ruse kanë pushtuar Ukrainën, me sulme me raketa dhe shpërthime të raportuara pranë qyteteve të mëdha.
Ushtria ukrainase ka thënë se ka vrarë rreth 50 “pushtues” rusë dhe ka rrëzuar të paktën gjashtë avionë, megjithëse kjo nuk është verifikuar ende.
Rusia ka theksuar se ka hasur pak rezistencë dhe pretendon se forcat e armatosura ukrainase po ikin masivisht, duke braktisur armët dhe pozicionet e tyre.
Alarmi i urgjencës ka rënë në Kiev që nga shpërthimet e para në orët e para. Blloqe të mëdha trafiku janë krijuar, derisa banorët po përpiqen të largohen nga qyteti pasi Ukraina mbylli hapësirën e saj ajrore për fluturimet civile.
Diku tjetër, banorët po kërkojnë strehim në stacione dhe janë krijuar radhë për autobusët, por edhe në pika karburante, shkruan “BBC”.
Disa vende evropiane në kufi me Ukrainën, duke përfshirë Poloninë, Sllovakinë dhe Hungarinë, ka thënë se po përgatiten për një fluks refugjatësh.
Vendet fqinje kanë reaguar ndaj krizës.
Kryeministri i Estonisë, ka thënë se një numër aleatësh të NATO-s që ndanin kufijtë me Rusinë kishin rënë dakord të nisnin konsultimet sipas Nenit 4 të NATO-s.
Moldavia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe është e gatshme të ndihmojë dhjetëra mijëra ukrainas.
Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, ka thënë gjithashtu se ai po nënshkruante një gjendje të jashtëzakonshme që do të miratohej nga parlamenti.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se do të vazhdojnë të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur Ukrainën.
ShBA-ja, BE-ja, Britania e Madhe dhe Japonia kanë vendosur sanksione kundër bankave ruse dhe deputetëve që e mbështetën masën.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka thënë në një fjalim televiziv se “sipërmarrja e shëmtuar dhe barbare e Vladimir Putin duhet të përfundojë me dështim”.