Sulmet ruse në infrastrukturën energjetike, Ukrainës ‘i kanë kushtuar’ 1 miliard dollarë dëme
05 maj 2024
| 15:13
Sulmet ruse të infrastrukturës energjetike të Ukrainës me dronë dhe raketa, i ka kushtuar Kievit rreth 1 miliard dollarë (mbi 900 milionë euro).
Kështu ka deklaruar ministri ukrainas i Energjisë, German Galushchenko.
Ai ka thënë se që nga mesi i marsit, forcat ruse kanë sulmuar stacionet termike dhe hidrocentrale të Ukrainës – si dhe rrjetet kryesore – pothuajse çdo ditë.
Kjo ka çuar në ndërprerje të energjisë elektrike në shumë rajone.
“Sot po flasim për shumat e humbjeve për më shumë se një miliardë dollarë”.
“Por sulmet vazhdojnë dhe është e qartë se humbjet do të rriten”, ka thënë Galushchenko, raporton “Sky News”.