Sulmi i armatosur ndaj nxënësve në Beograd, Kurti: Ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre
04 maj 2023
| 10:38
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit të armatosur që ndodhi të mërkurën në një shkollë në Beograd, ku mbetën të vrarë tetë nxënës dhe roja.
Kurti përmes një postimi në “Twtter” ka shprehur ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre.
“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për viktimat e të shtënave në shkollë në Beograd dhe për familjet e tyre. Gjithashtu u uroj shërim sa më të shpejtë të lënduarve në këtë ngjarje tragjike”, ka shkruar Kurti.
I'd like to express my deepest condolences to the victims of the school shooting in Belgrade and to their families. I also wish a very speedy recovery to those injured in this tragic event.
— Albin Kurti (@albinkurti) May 4, 2023