Sulmi i dytë në ShBA lë të vrarë nëntë persona
04 gusht 2019
| 12:40
Nëntë persona kanë mbetur të vrarë në Ohio të Shteteve të Bashkuara në më pak se 24 orë nga sulmi i parë në Teksas ku mbetën të vrarë 20 persona.
Autoritetet thanë se sulmi ka filluar rreth orës 1:22 të mëngjesit, si dhe 16 persona të tjerë janë dërguar për trajtim pas plagëve të marra. Identiteti i sulmuesit nuk është bërë i ditur.
Rajoni i Oregonit ku ka ndodhur sulmi është vendi më i njohur për restaurant, kafiteri dhe teatër.
Byroja Federale e Hetimeve deklaroi se është duke bashkëpunuar në hetime.
Sulmi në Ohio erdhi disa orë pas sulmit në El Paso të Teksasit, ku një person 21-vjeçar me pushkë la të vdekur 20 persona dhe dhjetëra të plagosur.