Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit, BE-ja pezullon pagesat për palestinezët
09 tetor 2023
| 16:20
Bashkimi Evropian (BE) ka vendosur të pezullojë menjëherë pagesat e destinuara për popullsinë palestineze në pritje të rishikimit të programeve të ndihmës të zbatuara tashmë për një total prej 691 milionë eurosh.
Lajmin e ka bërë me dije komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, i cili ka thënë se tanimë gjërat nuk mund të jenë si dikur.
“Shkalla e terrorit dhe brutalitetit kundër Izraelit dhe popullit të tij është një pikë kthese. Gjërat nuk mund të shkojnë si dikur”, ka thënë Varhelyi.