‘Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës nuk krahasohet me bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavinë’

10 mars 2022 | 11:44

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Karen Donfried, e ka bërë të qartë se sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës, nuk krahasohet assesi me bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavinë më 1999 me anë të të cilave ishte ndalur lufta në Kosovë.

“Dua ta sqaroj ky nuk është viti 1999 dhe krahasimi i situatës së tanishme me atë që e kishim është i rrejshëm madje dhe i rrezikshëm mendoj unë. Njerëzit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë serbët kanë përjetuar mjerim dhe vrasje për shkak të nacionalizmit dhe ndarjeve. Ne refuzojmë që në cilëndo formë ta arsyetojnë sulmin e paprovokuar dhe ilegal të Rusisë mbi Ukrainën”, ka thënë ajo.

Duke folur për televizionin publik të Serbisë, ndihmëssekretarja e Shtetit në Uashington ka theksuar se ka edhe dallime tjera në raport me agresion rus dhe ndërhyrjen humanitare të NATO-s.

“Ndoshta ne nuk pajtohemi për rrethanat që sollën deri te operacioni ‘Forcat Aleate’ më 1999 kundër Sllobodan Millosheviqit dhe Jugosllavisë së atëhershme. Pikërisht për pozicionin e Serbisë në vitet ’90-ta unë do të prisja që ky vend të bashkëngjitet ne korin e atyre vendeve që dënojnë vrasjen e civilëve. Ishte shumë e fuqishme sjellja e Serbisë në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së”, ka thënë Donfriedi, duke i bërë thirrje Beogradit që ta ndal transmetimin e medieve ruse “Sputnik” dhe “Russia Today” . /KK/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja dhe fotomodelja kosovare, Vildane Zeneli ka bërë një postim…