
Sulmi me armë ndaj “Top Channel”, Berisha: Një akt kriminal i shëmtuar
27 mars 2023
| 10:42
Mbrëmë është sulmuar me armë zjarri televizioni “Top Channel” dhe është vrarë në kabinën e tij roja i objektit.
Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka dënuar këtë akt, duke e cilësuar të shëmtuar dhe kriminal.
“I shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel. Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.