Sulmi me armë në një qendër parashkollore në Tajlandë, rreth 28 persona mbesin të vdekur
06 tetor 2022
| 11:44
Të paktën 28 persona kanë mbetur të vdekur pasi një ish-oficer policie ka hapur zjarr në një qendër parashkollore për fëmijë në Tajlandë.
Personi i dyshuar gjendet ende në liri pas sulmit në Nong Bua Lamphu, në veri-lindje të Tajlandës, raporton “BBC”.
Policia ka deklaruar se në mesin e viktimave ka fëmijë dhe të rritur.
Sipas policisë, i dyshuari ka qëlluar me armë zjarri dhe ka goditur me thikë fëmijë dhe të rritur, ndërsa ende ndodhet në arrati.
Motivi i sulmit është ende i paqartë.