![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/07/IMG_3515.webp)
Sulmi me thikë në Angli, dy fëmijë të vdekur dhe nëntë persona të plagosur
29 korrik 2024
| 20:30
Dy fëmijë kanë vdekur nga sulmi me thikë në Angli, ndërsa 9 të tjerë janë plagosur.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Southport të Merseyside, ku një person filloi të sulmonte me thikë disa fëmijë dhe më pas edhe njerëz të tjerë.
Policia ka arrestuar autorin dhe ka sekuestruar thikën e përdorur.