Sulmi me tritol në shtëpinë e Dukës, reagon Ademi: Ngjarje e rëndë për Shqipërinë si shtet

25 janar 2022 | 11:18

Pas sulmit me tritol në banesën e presidentit të FSHF-së, Armand Duka në Durrës, kur për fat të mirë pati vetëm dëme materiale, ka reaguar edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. Këtë sulm ndaj Dukes, Ademi e ka cilësuar si të shumtuar dhe që rëndon shumë për Shqipërinë si shtet.

Postimi i plotë:

I tronditur me lajmin që mbrëmë vonë është sulmuar me tritol shtëpia e presidentit të FSHF-së, Armand Duka në Durrës.

Akti i tillë kriminal e i shëmtuar përveç se ka shkaktuar frikë e tronditje në familjen Duka, pa dyshim është një ngjarje e rëndë edhe për futbollin shqiptar dhe Shqipërinë si shtet në përgjithësi, veçmas duke pasur parasysh faktin se z. Duka është edhe anëtar i KE të UEFA-s.

Fatmirësisht miku im Armand Duka dhe familja e tij janë mirë dhe kanë kaluar pa pasoja nga ky akt i njerëzve të ligë.

Familjes së tij i ofroj tërë mbështetjen time dhe të komunitetit të futbollit kosovar, me shpresë që kryerësit e këtij akti të vihen para drejtësisë dhe në të ardhmen të mos ballafaqohet me ngjarje të tilla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Donald Veshaj u shndërrua në një nga personazhet më të…