Sulmi ndaj djalit të Rashiqit, ambasadori gjerman: Gjuha e urrejtjes është e rrezikshme

23 shkurt 2021 | 15:48

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar kundër sulmit brutal ndaj djalit të politikanit serb, Nenad Rashiq, nga të paktën tetë persona.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Twitter” ka kërkuar që ky incident të hetohet deri në plotni, duke kërkuar kështu nga akterët politik në Kosovë që të përmbahen nga gjuha nxitëse

“Lidhur me incidentin e fundit në Llapnasellë, është e rëndësishme për organet e ligjit që të hetojnë plotësisht rastin. Të gjithë akterët duhet të përmbahen nga gjuha nxitëse. Gjuha e urrejtjes është e rrezikshme. Puna e përbashkët drejt të ardhmes së përbashkët është çelësi”, ka shkruar Rohde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka…