Sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq, një muaj paraburgim për Urosh Vukasinoviqin
21 qershor 2023
| 12:12
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Urosh Vukasinoviqin, i cili dyshohet për sulm ndaj gazetarëve më 16 qershor në Leposaviq.
Nënkryetari i Gjykatës së Mitrovicës, Bekim Veliqi, e ka konfirmuar lajmin për “Betimi për Drejtësi”.
Të martën është mbajtur seanca dëgjimore ndaj Vukasinoviqit.
Masa e paraburgimit është caktuar nga gjyqtari i procedurës paraprake, Genc Hasani.
Vukasinoviqi ishte arrestuar më 19 qershor në Leposaviq.
Për sulmet ndaj mediave dhe gazetarëve në komunat në veri, deri më tani janë arrestuar tre serbë.