Sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është sulm ndaj fjalës së lirë
25 shkurt 2021
| 12:24
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj sulmit që i është bërë gazetarit Visar Duriqi.
Ai ka thënë se sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është sulm ndaj fjalës së lirë dhe si i tillë është i papranueshëm dhe i dënueshëm.
“Ftoj organet e rendit për ndriçim sa më të shpejtë të këtij akti qyqar, ndërsa gazetarit Duriqi i uroj shërim dhe kthim sa më të shpejt në kryerjen e detyrës së tij. Dhuna dhe tendenca për frikësim të gazetarëve është përpjekje për kufizim të lirisë së shprehjes dhe zhbërje të demokracisë, e cila nuk duhet te tolerohet sepse e drejta e fjalës së lirë është e garantuar me ligj”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.