Sulmi ndaj Top Channel, ish-prokurorja: Sulmi është mirëorganizuar, nuk janë marrë në konsideratë pasojat

28 mars 2023 | 23:14

Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj e ka quajtur sulmin ndaj ambienteve të Top Channel, një akt të krimit të organizuar.

Imeraj u shpreh se duke marrë parasysh rrethanat e ngjarjes dhe shumë elementë të tjerë, veprimet ishin të mirë organizuara dhe se autorët nuk i kanë marrë fare në konsideratë pasojat.

“Duke gjykuar nga rrethanat në të cilat ngjarja ka ndodhur, nga mënyra se si është organizuar, mjeti i përdorur, nga itinerari i lëvizjes, plumbat e hedhur e nga personat e përfshirë në të, jemi në kuadratin e organizimit të mirëfilltë. Veprime të cilat mund të bëhen vetëm nga krimi i organizuar. Është i mirëorganizuar me detaje.

Krimi i organizuar ka goditur në një mënyrë të tillë që nuk ka marrë fare në konsideratë nëse shkakton apo jo pasoja. Goditja ka ardhur e tillë në një moment kohor kur gazetarët janë larguar, por ama nuk kanë marrë masa që të parandalojnë ardhjen e një pasoje të mundshme, ose me një plumb të drejtëpërdrejtë apo rikoshet. Ata, e shprehur në rang popullor dhe jo juridik, nuk e kanë vënë ujin në zjarr fare nëse do ndodhnin apo jo pasoja”, u shpreh Imeraj në “Opinion” në Tv Klan. /Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka përsëritur qëndrimin e…