Sulmi në Banjskë, kryeministri kroat: Serbia nuk mund të kalojë pa reagimin e BE-së

05 tetor 2023 | 16:36

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se nuk mund të kalojë pa asnjë reagim sulmi në Banjskë të Zveçanit, ku ka mbetur i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.

Këtë deklaratë, Plenkoviqi e ka dhënë teksa po hynte në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës.

“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka kërkuar takim për javën tjetër në vizitën e planifikuar në Zagreb, do të bisedojmë për këtë edhe sot. Ajo që është e rëndësishme është të shohim se cili është reagimi i BE-së, presim propozimin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesit të lartë Borrellit, se si të reagojmë ndaj minikrizës në veri dhe incidentit të rëndë në Banjskë. Një situatë e tillë nuk mund të mbetet pa reagim”, ka thënë Plenkoviqi.

Plenkoviqi pritet të zhvillojë takim bilateral me Osmanin gjatë samitit, por jo edhe me Vuçiqin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 07.10.2023 Punime të…