Sulmi në Banjskë, Musliu: Policia e Kosovës e dëshmoi që është e përgatitur
03 tetor 2023
| 20:58
Ganimete Musliu, deputete e PDK-së, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se pas sulmit terrorist në Banjskë, PDK-ja ka treguar mbështetje për Policinë e Kosovës.
“Policia e Kosovës edhe kësaj radhe e ka dëshmuar që është një polici në të cilën është investuar për 25 vite dhe është një polici me standard të larta profesionale”, ka thënë Musliu.
Musliu ka thënë se Policia e Kosovës e dëshmoi se është e përgatitur dhe kompetente për të menaxhuar situata sikur që i kishim në veri.
“Edhe kësaj radhe Policia e Kosovës e dëshmoi se është e përgatitur dhe kompetente për të menaxhuar situata sikur që i kishim në veri”, ka thënë tutje ajo.