Sulmi në Banjskë: Raporti i DASH’it përmend aktakuzën ndaj Radojçiqit dhe të tjerëve

21 mars 2025 | 22:25

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar “Raportin e Strategjisë së Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve të 2025-ës”, i cili është firmosur në muajin mars nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Në pjesën për luftimin e krimit në raportin e DASH-it është përmendur edhe ngritja e aktakuzës ndaj Milan Radoiçiq dhe të tjerëve, pjesëmarrës në sulmin terrorit të 24 shtatorit të vitit 2024 në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

DASH thotë se duke përdorur aftësimet dhe monitorimin nga Zyra Ndërkombëtare e Zhvillimit Prokurorial, Ndihmës dhe Trajnimit, një prokuror në Kosovës e ngiti këtë aktakuzë.

“Në Kosovë, duke përdorur aftësitë dhe mentorimin e mësuar nga OPDAT, një prokuror ngriti një aktakuzë kundër 45 të pandehurve, përfshirë Milanin Radoiçiq, nënkryetar i partisë kryesore serbëve të Kosovës, i sanksionuar nga Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC)”, thuhet në raport.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 11 shtator ka ngritur aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit dhe 44 personave të tjerë për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit.

Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast si rezultat i dhunës së përdorur ka mbetur i vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku e u rrezikua jeta e zyrtarëve tjerë policorë dhe popullatës civile.

Kreu i këtij grupit terrorist të strukturuar, Milan Radoiçiq ngarkohet se nga viti 2017 e deri më 24 shtator 2023 ka siguruar të ardhura në mënyrë të tërthortë, e këto para i ka konvertuar në pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, ku një pjesë të pasurive të paluajtshme e ka transferuar dhe te personat e tretë, me qëllim të fshehjes ose maskimit të burimit të pasurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Mendoj se i kemi kufijtë e marrëveshjes së armëpushimit. Shpresoj…