Sulmi në bazën amerikane, Shqipëria nuk ka ushtarë në Irak
08 janar 2020
| 10:40
Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar se Forcat e saj të Armatosura nuk kanë efektivë në Irak.
Njoftimi u përcoll nga Ora News pas sulmit nga ana e Iranit në dy baza amerikane në Irak.
Trupat amerikane në Irak u goditën nga disa raketa balistike dhe kjo u konfirmua edhe nga Departamenti i Mbrojtjes të SHBA.