Sulmi në ‘Ibër-Lepenc’, ambasadori Hargreaves viziton ushtarët britanikë që patrulluan në veri: Kryesit të japin llogari
Ambasadori i Britanisë së në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar ushtarët britanikë të KFOR-it që kanë qenë duke patrulluar në veri të Kosovës.
Hargreaves ka thënë se Britania qëndron pranë Kosovës në përpjekjet për t’u siguruar që infrastruktura kritike të jetë e mbrojtur dhe që kryesit e sulmit në kanalin e “Ibër-Lepencit” të japin llogari.
“Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë Kosovës në përpjekjet për t’u siguruar që infrastruktura kritike të jetë e mbrojtur dhe që kryesit të sillen para drejtësisë. Vizitova sot ushtarët e Mbretërisë së Bashkaur që kanë qenë duke patrulluar në në veri të Kosovës si pjesë e Forcës së NATO-s në Kosovë – në përpjekjet e vazhdueshme për të mbështetur mandatin e KFOR-it për një mjedis të qetë dhe të sigurt në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Hargreaves në “Facebook”, ku ka postuar edhe disa fotografi.