Sulmi në kanalin e ‘Ibër-Lepencit’, Hovenieri: ShBA-ja po punon me institucionet e Kosovës për të gjetur personat përgjegjës

02 dhjetor 2024 | 10:49

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti  ka thënë se sulmi në kanalin e  “Ibër-Lepencit” ka targetuar infrastrukturën kritike të Kosovës, teksa e ka quajtur të papranueshëm.

Ai ka thënë se ShBA-ja është duke punuar ngushtë me institucionet e vendit për të gjetur personat përgjegjës për këtë sulm të papranueshëm.

I pyetur se a mund të mbahet Serbia përgjegjëse për këtë sulm,  ai ka thënë se është herët që të dihet saktë se kush ka pasur gisht në sulm.

“Nuk jemi ende në atë pikë që ta dimë se kush ka pasur gisht në sulm”, ka thënë Hovenieri në një prononcim për medie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në zyrë…