Sulmi në Moskë, ambasada amerikane lëshoi alarmin e sigurisë 2 javë më parë
Rreth 40 persona janë vrarë dhe më shumë se 100 të tjerë janë plagosur në sulmin në sallën e koncerteve në Moskë, sipas Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë, FSB.
Pak më shumë se dy javë më parë, më 7 mars, ambasada amerikane në Moskë lëshoi një alarm sigurie pasi mori raporte se “ekstremistët kanë plane të afërta për të synuar tubime të mëdha në Moskë, përfshirë koncerte”.
Në atë kohë, qytetarët amerikanë u këshilluan “të shmangnin grumbullimet e mëdha gjatë 48 orëve të ardhshme”.
Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, një grup prej deri në pesë persona u përfshinë në sulmin me të shtëna dhe shpërthimin në vendin e koncertit Crocus.
Grupi mendohet se kishte veshur veshje kamuflazhi dhe ishte i armatosur me armë automatike, thuhet në raportin nga Interfax.
Një tjetër raport, nga agjencia shtetërore e lajmeve TASS, tha se ka ende njerëz brenda ndërtesës, e cila është në flakë.