Sulmi në New Orleans, Haradinaj: Solidarizohemi me ShBA-në në këto momente të trishtueshme
02 janar 2025
| 09:05
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas sulmit të sotëm në New Orleans të ShBA-së.
Haradinaj ka thënë se populli i Kosovës solidarizohet me ShBA-të në këto momente të trishtueshme.
“I trishtuar thellësisht nga sulmi i tmerrshëm në New Orleans. Lutjet dhe mendimet tona më të sinqerta janë për viktimat, familjet e tyre dhe mbarë popullin amerikan. Populli i Kosovës solidarizohet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këto momente të trishtueshme”, është shprehur Haradinaj.