Sulmi në ShBA, Konjufca: Në këto momente të vështira qëndrojmë fuqishëm në krah të popullit amerikan
26 tetor 2023
| 10:49
Një burrë i dyshuar hapi zjarr të mërkurën mbrëma në një kafene dhe në një sallë boulingu në Luiston, Maine, të Shteteve të Bashkuara, duke i vrarë së paku 16 njerëz dhe duke i lënduar dhjetëra të tjerë.
Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufa, i cili ka theksuar se është i tronditur nga lajmi për sulmin nga një person i armatosur mbi civilët amerikanë.
“Në këto momente të vështira qëndrojmë fuqishëm në krah të popullit mik amerikan, pranë familjeve që humbën më të dashurit e tyre dhe duke iu dëshiruar shërim sa më të shpejtë të plagosurve”, ka shkruar Konjufca në “Facebook”.