Sulmi në Siri, Trumpi: Përdorëm fuqinë kundër barbarizmit
14 prill 2018
| 14:46
Presidenti amerikan, Donald Trump, së bashku me aleatët e tij Francën dhe Britaninë i dhanë dritën jeshile për të bombarduar arsenalin kimik të regjimit të Bashar al Assadit.
“Kombet e Britanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës përdoren fuqinë e tyre legjitime kundër barbarizmit dhe brutalitetit. Synimi i veprimeve tona sonte është të krijojë një pengesë të fortë kundër prodhimit, përhapjes dhe përdorimit të armëve kimike”, u shpreh presidenti Trump.
Damasku zyrtar pretendon se gjithsej janë lëshuar gati 30 raketa.