Sulmi në Taksim, kryetari i Stambollit: Katër të vdekur dhe 38 të lënduar

13 nëntor 2022 | 16:11

Kryetari i Stambollit, Ali Yerlikaya, ka njoftuar se katër persona kanë vdekur dhe 38 janë lënduar.

Yerlikaya në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se të lënduarit janë duke marrë trajtim.

“Nga shpërthimi që ndodhi në rrugën Istiklal, sipas raportimeve fillestare, 4 persona kanë humbur jetën dhe 38 janë lënduar. Të lënduarit tanë po trajtohen. I urojmë mëshirën e Zotit për ata që humbën jetën dhe shërim të shpejtë të lënduarve. Zhvillimet do të ndahen me publikun”, ka shkruar ai.

Yerlikaya njoftoi po ashtu se sulmi ka ndodhur në ora 16:20.

 

 

https://twitter.com/i/status/1591796702222381056

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ashtuquajtura “Brigada Veri” ka vazhduar me krijimin e grafiteve…