Sulmi në uzinën ushtarake në Gramsh, Haradinaj: Shpresojmë në ndriçimin sa më parë të ngjarjes
21 gusht 2022
| 16:16
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dënuar ashpër sulmin në uzinën ushtarake në Gramsh të Republikës së Shqipërisë, ku dy ushtarë të Forcave të Armatosura u sulmuan me sprej nga dy shtetas rusë dhe një ukrainas.
Haradinaj u ka uruar shërim të shpejtë për të dy ushtarët e lënduar.
“E gjithashtu shpresojmë në ndriçimin sa më parë të ngjarjes nga autoritetet e rendit dhe sigurisë në Shqipëri”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.