Sulmi raketor rus në Chernihiv të Ukrainës, para dhe pas goditjes së teatrit
Ushtria ruse ka kryer sot një sulm raketor mbi qytetin ukrainas Chernihiv, ku si pasojë ka patur dhjetëra të vdekur dhe pothuajse qindra të plagosur.
Sulmi ka ndodhur në mes të ditës në qendër të qytetit në afërsi të kishës, teatrit dhe një kopshti lodrash, transmeton Telegrafi.
Pamjet e sulmit janë publikuar në rrjetet të ndryshme sociale, ku shihet momentin kur raketa godet teatrin Tara Shevchenko.
Ky teatër ishte themeluar në vitin 1926 dhe konsiderohej si më i vjetri në atë rajon të Ukrainës.
Dy fotografi të publikuara më poshtë shfaqin teatrin para dhe pas sulmit – pra pasojat e sulmit me raketa.
Sulmi raketor të rusëve e kanë dënuar pothuajse çdo lider i vendeve perëndimore, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka cilësuar si akt barbar që për objektiv kishte civilët.