Sulmi rus me raketa në Ukrainë, 32 viktima

13 prill 2025 | 18:18

Rusia sulmoi Summyn me dy raketa Iskander 

Dy raketa Iskander janë përdorur në një sulm nga ushtria ruse mëngjesin e së dielës në qytetin Summy të Ukrainës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se raketat kanë goditur zonën përreth Universitetit Shtetëror të Summyt.

Iskander është një sistem rus i raketave balistike me rreze të shkurtër veprimi. Ajo ka një rreze prej 500 kilometrash, raporton koha.net

Po ashtu, autoritetet ukrainase i kanë thënë BBC-së se 20 ndërtesa janë dëmtuar, duke përfshirë katër institucione arsimore, 10 vetura dhe tramvaje, si dhe kafene, dyqane dhe pesë ndërtesa banimi, përcjell Periskopi.

Të paktën 32 persona, përfshirë dy fëmijë, kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmeve ajrore ruse të dielën mbi Summy.

Ndërkohë, të paktën 84 të tjerë, përfshirë 10 fëmijë kanë mbetur të plagosur nga sulmet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti dhe anëtari i Vetëvendosjes, Sadri Ramabaja, duke folur për…