Sulmi rus në Ukrainën qendrore vret 12 persona, përfshirë një fëmijë
14 korrik 2022
| 13:42
Të paktën 12 persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë gjatë një sulmi me raketa ruse në qytetin Vinnytsia në Ukrainën qendrore.
Kështu ka bërë me dije Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës nëpërmjet llogarisë zyrtare në “Facebook”.
“90 shpëtues, si dhe trajnerë qensh dhe psikologë po punojnë në vendin e tragjedisë së tmerrshme”, ka bërë me dije ky shërbim.
Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i Presidencës së Ukrainës, në një postim në llogarinë e vet në “Telegram” e ka quajtur sulmin “një krim tjetër të pushtuesve në qytetin tonë paqësor” .
Ndërsa kreu i policisë në Vinnytsia, Igor Klymenko, ka thënë se “raketat kishin për qëllim një ndërtesë me ambiente zyre”.