Sulmi terrorist i 24 shtatorit në veri, Aleanca e Partive Liberale të Evropës ku bën pjesë edhe PDK-ja del me deklaratë publike

13 tetor 2023 | 16:34

Aleanca e Partive Liberale të Evropës, ku është anëtare edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka lëshuar një deklaratë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Byroja e ALDE (Alliance of Liberals and Democrats for Europe), në këtë deklaratë ka shprehur shqetësimin e saj dhe u ka bërë thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe autoritetet e Kosovës në hetimin dhe sjelljen para drejtësisë të përgjegjësve për sulmin e një grupi të madh paramilitarësh serbë më 24 shtator në veri të Kosovës me armë të rënda kundër patrullave të Policisë së Kosovës, ku ka mbetur i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

“Autoritetet në Serbi duhet të përmbahen nga mbështetja dhe inkurajimi i sulmeve të dhunshme kundër Kosovës dhe duhet të angazhohen plotësisht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si parakusht për anëtarësimin në BE” është thënë në deklaratën ALDE-së.

Aleanca e Partive Liberale të Evropës beson fuqimisht se afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në do të ndihmojë në nxitjen e stabilitetit dhe sigurisë.

“Prandaj ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian të shtojë përpjekjet e tij dhe të sigurojë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përshpejtojë ritmin dhe të sjellë përparim drejt reformave dhe normalizimit mes dy vendeve”, është thënë në deklaratë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni Dr. Sabri Kiçmari…