Sulmi terrorist në Ankara, Turqia godet me raketa luftëtarët e PKK-së. Shkatërrohen 20 ndërtesa

01 tetor 2023 | 23:58

Turqia po kryen sulme ajrore kundër rebelëve kurdë në Irakun verior, disa orë pas shpërthimit vetëvrasës në Ministrinë e Brendshme në Ankara. Konkretisht, të dielën vonë mbrëma, Ministria e Mbrojtjes Kombëtare turke raportoi sulme ajrore ndaj objektivave të luftëtarëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK në Irakun verior pas tentativës për sulm terrorist që ndodhi në mëngjes në qendër të Ankarasë. 20 objektiva u shkatërruan gjatë sulmeve

“Sulmet ajrore u kryen në objektiva terroristë në zonat e Metina, Hakurk, Kandil dhe Gara në Irakun verior. Gjithsej 20 objektiva terroristë u shkatërruan dhe një numër i madh terroristësh u neutralizuan”, thuhet në deklaratë.

Sipas kreut të Ministrisë së Brendshme turke, Ali Gerlikaya, të dielën më 1 tetor , ka pasur një tentativë për sulm terrorist pranë ndërtesës së ministrisë në qendër të Ankarasë, ku një terrorist hodhi veten në erë dhe një tjetër u neutralizua. Gjatë të shtënave dy policë kanë mbetur të plagosur lehtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit i cili u…