Sulmi terrorist në kanalin e ‘Ibër-Lepencit’, Hill: S’kam parë dëshmi që çojnë te Beogradi, FBI-ja po ndihmon në hetime
23 dhjetor 2024
| 11:29
Për sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin e “Ibër-Lepencit” , ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, është shprehur se nuk ka parë dëshmi që çojnë te Beogradi dhe se Byroja Federale amerikan e Hetii (FBI) po ndihmon Kosovën në hetimi ne rastit.
Hill ka thënë se edhe Kosova dhe Serbia “duan të gjejnë të vërtetën” se kush ishte autori
“Ne qartësisht nuk shohim dëshmi që do të çonin te Beogradi, por dikush e bëri, dhe duhet hetim i plotë dhe mendoj se është mirë që ne po japim mbështetje në hetime përmes FBI-së dhe mendoj se kjo është e rëndësishme. Por, kjo flet për faktin se ka mungesë besimi dhe prirje për akuzime të ndërsjella”, ka thënë Hill për RTS.