Sulmi terrorist në kanalin e ‘Ibër-Lepencit’, Maqedonci në Tiranë: Politikat e Serbisë shkaktojnë ambient pasigurie

04 dhjetor 2024 | 14:30

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se në takimin ministerial të Iniciativës ShBA – Karta e Adriatikut (A5), që po zhvillohet në Tiranë, ka folur për sulmin që u bë në kanalin kryesor të Ibër Lepencit.

Në një postim në “Facebook”, ai ka thënë se e ka ngritur edhe çështjen e qasjes hegjemoniste dhe shoveniste të Serbisë karshi Kosovës dhe refuzimin e saj për të marrë përgjegjësitë e kërkuara ndaj sulmit dhe agresionit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, duke mos bashkëpunuar për nxjerrjen e të përfshirëve para drejtësisë.

“Politikat e Serbisë, që synojnë destabilizimin e sigurisë në Kosovë, rezultat i të cilave ishte edhe sulmi terrorist i 29 nëntorit ndaj kanalit të ‘Ibër-Lepencit’, cenojnë sigurinë përtej Kosovës në nivel rajonal, duke shkaktuar një ambient pasigurie nga kërcënimet e tilla që minojnë paqen në rajon dhe çfarëdo përpjekje për fqinjësi të mirë në Ballkanin Perëndimor”.

“Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe tashmë është e gatshme për të marrë përgjegjësi të plota dhe për të dhënë kontributin e saj si anëtarë e plotë e Iniciativës ShBA – Karta e Adriatikut (A5). Nuk ka asnjë forcë sado agresive në politika dhe brutale në veprime, që mund ta ndaloj rrugën e integrimeve euro-atlantike të Kosovës. Për mbrojtjen e sigurisë nacionale, për paqe rajonale dhe për integrime euro-atlantike”, ka shkruar Maqedonci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër…