Sulmohen autobusi i KB “Bashkimi” në Mitrovicë pas ndeshjes ndaj “Trepçë”-s
16 janar 2020
| 23:01
Është sulmuar autobusi i KB Bashkimit pas ndeshjes së sotme të zhvilluar në Mitrovicë ndaj “Trepçës”, e gjithashtu ka pasur edhe sulme fizike ndaj zyrtarëve të klubit nga Prizreni.
Kjo u bë e ditur nga klubi i Bashkimit përmes faqes në “Facebook”.
“Autobusi i klubit tonë sonte pas ndeshjes me Trepçën është sulmuar nga persona të panjohur. Gjithashtu ka pasur sulme fizikisht edhe ndaj zyrtarëve të klubit tonë”, shkruan KB “Bashkimi”.
KB Bashkimi ka ftuar FBK-në dhe organet e sigurisë të ndërmarrin masat.
“Akte të tilla vandale nuk i përkasin sportit. Ftojmë Federatën dhe organet gjegjëse të sigurisë të marrin masat e duhura dhe t’i dënojnë këta vandalë”, thuhet në postimin e KB “Bashkimi”.