Sulmohen dy zyrtarë policorë në Gjilan, personat e dyshuar në arrati

26 dhjetor 2021 | 09:32

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se dy ditë më parë në rrugën “Avdullah Tahiri” në Gjilan, dy zyrtarë policorë janë penguar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Zyrtarët policorë janë ofenduar dhe penguar nga dy persona të dyshuar, ku më pas sipas policisë, të njëjtit edhe i kanë sulmuar policët.

Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërkohë rasti është ende në hetime.

“Rr. Avdullah Tahiri, Gjilan 24.12.2021-23:30.  Dy zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare kanë hasur në dy të dyshuarit meshkuj kosovarë me ç’rast janë ofenduar –penguar në kryerje të detyrës zyrtare dhe janë sulmuar nga njëri prej të dyshuarve. Të njëjtit gjenden në arrati . Rasti nën hetime”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua është sulmuar fizikisht nga burri i saj në…