Sulmohen ekipet e gazetarëve në Leposaviq, u vizatohen simbole nacionaliste në vetura

29 maj 2023 | 12:39

Janë sulmuar veturat e dy ekipeve mediale që po raportojnë nga Leposaviqi, “Kallxo”-s dhe “RTV Dukagjinit”.

Veturave të këtyre dy ekipeve mediale i janë vizatuar simbole nacionaliste serbe nga protestuesit.

Ekipi i “RTV Dukagjinit” ka njoftuar se veturës së tyre i janë shpërthyer edhe gomat.

Gazetarët që janë duke raportuar nga veriu janë vazhdimisht në rrezik, ndërsa Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka kërkuar nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare që të mundësojnë raportim të sigurt nga komunat ku ka tensione.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka paralajmëruar se presidenti i Serbisë,…