Sulmohen fizikisht dy persona në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

16 korrik 2023 | 09:20

Janë sulmuar fizikisht dy persona në Prishtinë, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK.

Policia bën të ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati.

“Dy viktimat meshkuj kosovar janë duke u trajtuar në QKUK,  pasi që të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga persona  ende të paidentifikuar të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe gjenden në arrati. Është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person nga Suhareka ka vdekur dje në Qendrën Klinike…