Sulmohen gazetarja dhe kameramani i RTK-së, reagon AGK-ja

11 korrik 2022 | 15:06

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar për një sulm fizik sot ndaj ekipit të RTK-së.

Ekipi i përbërë nga gazetarja Qëndresa Duraku dhe kameramani Besnik Latifi, janë sulmuar në Tregun e Gjelbër teksa po realizonin temën e shitësve ambulantë, ka njoftuar AGK-ja.

“Sipas njoftimit të televizionit, njëri nga shitësit ka sulmuar kameramanin dhe gazetaren, duke ua pamundësuar kështu realizimin e temës. AGK-ja e dënon këtë sulm dhe u bënë thirrje organeve të drejtësisë rastin ta trajtojnë me prioritet dhe autorin ta sjellin para drejtësisë”, ka njoftuar AGK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë është duke planifikuar që në shtator të…