Sulmohen me armë anëtarët e fondacionit që po mblidhnin ndihma për Turqinë

16 shkurt 2023 | 08:22

Në një situatë të rëndë të shkaktuar nga tërmetet e 6 shkurtit, Turqia po kalon momente të vështira. Por teksa miliona njerëz anë e mbanë botës janë solidarizuar me të prekurit nga tërmeti dhe kanë ndihmuar mesa munden, të tjerë tentojnë të përfitojnë nga situata e krijuar.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në Stamboll, aty ku persona të armatosur kanë sulmuar degën e një fondacioni, e cila grumbullonte ndihma për personat e prekur nga tërmeti.

Si pasojë e ngjarjes, një person ka mbetur i plagosur, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina ka pohuar se ka “eliminuar” 690 ushtarë rusë në…