Sulmohen me granatë dore dhe kallash policët e Kosovës në veri të vendit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot në mëngjes në veri të vendit ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës. Ai ka thënë se ky është sulmi i katërt në tri ditët e fundit.
Sipas Sveçlës, zyrtarët policorë janë sulmuar derisa po shkonin për të realizuar ndërrimin.
Ai ka thënë se ata janë sulmuar me granatë dore dhe kallash.
“Në vëri rreth orës 7 e 20 ka ndodh një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të zyrtarëve policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.
Grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë. Sulmii parë ka ndodh, apo tentim sulmi duke vendos iriqë metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njëjtë me sulmin e sotëm, që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës.
Sulmi I dytë me gurë. Sulmi o tretë ka ndodh mbrëmë, ku është gjuajtur me armë zjarri dhe sot siç thash edhe më herët drejtpërdrejt janë godit dy veturat që transportonin zyrtarët policorë”, ka deklaruar Sveçla