Sulmohen mjeku e infermieri
Të martën, mjeku kujdestar dhe tekniku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj janë sulmuar fizikisht nga një person i dehur.
Sipas informacioneve të televizioni rasti ndodhi kur mjeku i kërkoi shoqëruesit të pacientit të shkojë për të blerë barnat që mungojnë, transmeton klankosova.tv.
I njëjti refuzoi dhe e sulmoi mjekun duke e kapur për fyti.
Kjo e shtyri stafin shëndetësor të QKMF-së të protestojnë, të enjten nga ora 11.00.
Derisa nga policia njoftuan që sulmuesi u arrestua.
”I dyshuari më pas është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë për rastin.