Sulmohen tifozët e Rijekës në Serbi që po ktheheshin nga Kosova në Kroaci

28 korrik 2023 | 11:33

Tifozët e Rijekës e kanë parë tmerrin me sy mbrëmë.

Në fakt, ata ishin duke u kthyer në Kroaci nga Kosova, ku ekipi i tyre i zemrës e mposhti Dukagjinin në Prishtinë me rezultat 1:0, njofton mediumi serb “Telegraf”.

Por, rreth orës 4 të mëngjesit, persona me maska i kanë sulmuar tifozët kroatë, duke i gjuajtur dhe duke ua thyer dritaret e autobusit në afërsi të Grockas.

Nuk raportohet për të lënduar pas këtij incidenti, ku thuhet se janë përfshirë tifozët nacionalistë të Crvena Zvezdës, që kanë armiqësi me tifozët kroatë në përgjithësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shumë prej nesh shtrihen pranë pishinës pas një zhytjeje, duke…