Sulmohet Ambasada e Arabisë Saudite në Holandë

12 nëntor 2020 | 08:16

Ambasada e Arabisë Saudite në Holandë u sulmua me të shtëna armësh të enjten.

Policia holandeze tha se është duke i hetuar të shtënat që ndodhën para lindjes së diellit, ndërsa u raportua se asnjë person nuk është lënduar në këtë rast.

Autoritetet thanë se ndaj objektit të ambasadës së këtij shteti u shkrepën disa plumba para orës gjashtë të mëngjesit, shkruan “Reuters”, transmeton “Express”.

Një zëdhënëse e policisë nuk ofroi më shumë hollësi për këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania farmaceutike me bazë në ShBA, “Pfizer”, thotë se vaksina…