Sulmohet Ambasada e SHBA-së në Malin e Zi
22 shkurt 2018
| 09:36
Një person ka hedhur lëndë shpërthyese në ndërtesën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Podgoricë, ka konfirmuar Qeveria e Malit të Zi.
Sulmi ndodhi në orët e para të ditës së sotme, thuhet në njoftimin e postuar në Twitter.
“Një person i panjohur hodhi veten në erë ndërsa më herët kish te hedhur një mjet shpërthyes nga kryqëzimi pranë Qendrës së Sporteve në ambasadën e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.
Qeveria tha se sipas gjasave ai ka hedhur mbi ambasadë një granatë dore por hetimet janë në proces.
Ambasada amerikane në Podgoricë po ashtu e konfirmoi sulmin.
Kurse, policia ka bërë me dije se nuk i di motivet e sulmuesit vetëvrasës.