Sulmohet avioni që transportonte qeveritarët e Jemenit, të paktën 5 viktima

30 dhjetor 2020 | 18:25

Të paktën 5 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi në aeroportin e Adenit në Jemen.

Sipas forcave të sigurisë, sulmi i armatosur nisi menjëherë pasi në pistën e aeroportit u ul avion që transportonte një pjesë të kabinetit të ri qeveritar që kthehej nga Arabia Saudite. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në zonë.

Në avion raportohet se ishte i pranishëm kryeministri Maeen Abdulmalik, ambasadori saudit në Jemen, Said al-Jaber dhe disa ministra, të cilët shpëtuan të pa lënduar nga sulmi dhe u transferuan të sigurt në Pallatin Presidencial.

“Ne dhe anëtarët e qeverisë jemi përkohësisht në Aden dhe të gjithë janë mirë. Akti frikacak terrorist që shënjestroi aeroportin është pjesë e luftës që po bëhet kundër shtetit të Jemenit dhe njerëzve të tij të mëdhenj”, shkruan kryeministri Maeen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka pritur sot në një takim,…