Sulmohet “Facebook”, preken mbi 90 milionë përdorues
Shefi i “Facebook”, Mark Zuckerberg ka bërë të ditur ditën e premte se një sulm kibernetik në rrjetin kompjuterik të kompanisë ka bërë që të ekspozohen informacionet e afërsisht 50 milionë përdoruesve të saj.
Kompania ka zbuluar problemin në fillim të kësaj jave, me ç’rast kanë zbuluar se sulmuesit kanë eksploatuar një pjesë të kodit të “Facebook” që u ka mundësuar të marrin përsipër llogaritë.
“Facebook” ka rregulluar këtë dobësi dhe ka njoftuar zyrtarët ligjor.
Sipas Zuckerbergut, ,ë shumë se 90 milionë përdorues të “Facebook” u shkyçën nga llogaritë e tyre.
“Facebook” ka deklaruar se nuk ka njohuri për origjinën apo identitetin e sulmuesve.
Nga kjo kompani kanë bërë të ditur se është në fazat fillestare të hetimit.
Ky është postimi i plotë i Mark Zuckerberg: